Mamaja e Justin Bieber ka diçka për tiu thënë të gjithë “kritikëve” të djalit të saj
Selena Gomez dhe Justin Bieber janë kthyer së bashku që prej tetorit të viti që lame pas. Por rikthimi i tyre krijoi jo pak pakënaqësi madje edhe debate mes Selena Gomez dhe mamasë së saj, e cila ka dale hapur kundër kësaj lidhjeje.
Mamaja e këngëtares është shprehur se nuk i pëlqen i dashuri i vajzës së saj, Justin Bieber, gjë e cila ka bërë të reagojë mamaja e këtij të fundit nëpërmjet një postimi në Instagram.
Pattie Mallette. nëna e Justin Bieber, ka publikuar një foto me të birin krah së cilës shkruan: “Unë jam shumë krenare për njeriun mahnitës që ti je dhe që do të bëhesh. Asnjëri prej nesh nuk është i përsosur dhe nuk do të jetë kurrë, kështu që gjithmonë do të kemi nevojë për durim dhe mirësi për njëri-tjetrin. Unë admiroj karakterin dhe integritetin tënd. Ti je tashmë i matur, i bukur e i pjekur pavarësisht moshës tënde. Ti të bën kaq shumë për të qeshur saqë unë qesh me vete kur kujtoj diçka që e ke thënë. Zemra jote është prej ari. P.S. A e përmenda që jam krenare për ty”.