Mamaja e Stresit tregon rreth tij në postimin në facebook
Reperi Stresi është përsëri në arrati për shkak të thyerjes së ligjeve dhe ka disa ditë që qëndron jashtë Shqipërisë.
Megjithëse nuk na e ka treguar vendodhjen,ai shpeshhere na tregon detaje nga vendet në të cilat arratiset.
E shqetësuar për gjendjen e tij dhe ajo e cila e vuan më shumë situantën e Stresit është pikërisht mamaja e tij e cila nëpërmjet një porstimi në profilin e saj në Facebook tregon sesa kujdes dhe dashuri ka përçuar tek dy djemtë e saj Arkimed dhe Reneo.
Shpresa Lushaj është shprehur se djemtë e saj nuk dinë të shtiren dhe se sinqeritetin, dashurinë, vlerësimin dhe respektin nuk dinë ta kamuflojnë. Ajo ka treguar se do të jetë pranë djemve të saj në çdo situatë për t’i mbrojtur dhe qëndruar pranë.