Lajme

26 February 2018

Mami Vera “truri” pas suksesit muzikor dhe zgjedhjeve të veshjeve të Rita Orës

Rita Ora njihet për suksesin e saj në muzikë. Por këngëtarja gjithashtu tërheq gjithmonë vëmendjen e ndjekësve në rrjetin social Instagram edhe të mediave rozë me veshjet e saj. Por duket se Rita frymëzohet dhe imiton personin më të dashur për të. Bëhet fjalë për Verën, nënën e saj e cila nga fotot e publikuara duket qartë që e ndjek shumë modën.

Gjithashtu, Rita ka deklaruar se nëna e saj është truri pas suksesit muzikor. Në vitin 2009, kur Rita ishte e panjohur, kishte mundësinë për të përfaqësuar Britaninë në Eurovizion, por Vera e këshilloi që të mos e bënte këtë, por të merrte pjesë në një event muzikor lokal. Aty, një drejtues i një studioje e vlerësoi talentin e Ritës dhe kështu nisi rrugëtimi i suksesshëm i saj në botën e spektaklit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com