“Mamma mia! -Here we go again” premierë në të gjithë botën
“Mamma mia! -Here we go again” rikthen sërish Amanda Seyfried, Pierce Brosnan, Meryl Streep, dhe për herë të parë Cher e Lily James në ishullin grek Kaloakiri.
Vazhdimi i serisë kinematografike “Mamma Mia” (prodhim i vitit 2008) sjell në ekranin e madh zanafillën e jetës së mamasë së Sofisë (Amanda Seyfried) dhe se si ajo u gjend përballë tri dashurive të saj të mëdha.
Rikthimi i këtij filmi të mirëpritur nga audienca ndërkombëtare shpërfaq jetën e re të Sofisë e cila njihet me të shkuarën e mamasë së saj nën ritmet e këngëve legjendare të ripunuara të “ABBA-ve”.
Gjithçka ndodh brenda ishullit të mrekullueshëm grek, ku miqtë dhe mikeshat e Donës (Meryl Streep) (mes tyre dhe Sam interpretuar nga Perce Brosnan) i tregojnë Sofisë rrugën që e ëma ka ndjekur për ta rritur atë. Komedia hollivudiane vjen si premiere botërore për të gjithë publikun.