Margaret Shllaku: Ngacmimet seksuale u ndodhin vajzave që u lënë hapësirë
Një nga temat më të nxehta e të përfolura së fundmi në showbizin ndërkombëtar ka qenë ai i ngacmimeve seksuale. E ftuar në Intervista VIP, modelja Margaret Shllaku ka treguar eksperiencat e saj në lidhje me këtë fenomen. Ajo ka ndarë mendimin e saj ndryshe nga shumë vajza të tjera duke u shprehur: “Nëqoftëse dikush të ngacmon seksualisht është sepse i pëlqen…dhe kjo ndosh sepse ti ose ke lënë hapësirë të ndodh një gjë e tillë, ose thjesht nuk i duhet dhënë kaq shumë rëndësi sepse mund të sjellë agravim të situatës…”. Për të ndjekur rrëfimin e plotë, ndiqni videon më poshtë.