Margot Robbie tregon për herë të parë si është ndjerë gjatë xhirimeve me skenat erotike tek filmi ”Wolf of wall street”
Margot Robbie është një nga aktoret më seksi, një bjonde me sy bojqielli e cila u bë edhe më e njohur në filmin e regjisorit, Martin Scorsese, “Wolf of wall street”.
Ajo luajti rolin e bashkëshortes se Leonardo DiCaprio ky i fundit aktori kryesor
Gjithkush e kujton skenën e dhomës së fëmijëve, kur Jordan Balfort ose DiCaprio i afrohet Naomit dhe ajo i hap këmbët.
Kjo për bukuroshen hollivudiane nuk ishte e lehtë, të cilën gjë e ka konfirmuar Margot Robbie, duke zbuluar se nuk ishte ndier mirë me rastin e xhirimit të skenës së nxehtë.
“Ishin të tmerrshme xhirimet e asaj skene, më vinte turp. Është dashur të inskenoj rastin sikur po e ledhatoj veten përpara Leonardos si dhe tridhjetë burrave. Po të njëjtën gjë e kam bërë edhe para Scorseses edhe gjatë audicionit. Jam munduar të lë përshtypje dhe m’u kujtua se në një prej skenave do të puth Leonardon”, tha ajo për “Porter”.