Mariah Carey e “djeg”
Thashethemet për një lidhje mes tyre kanë kohë që kanë nisur të qarkullojnë dhe vetëm 2 muaj pasi u nda nga James Packer, Mariah Carey ka konfirmuar se ajo dhe balerini Bryan Tanaka janë më shumë sesa miq.
46-vjeçarja e ka konfirmuar romancën e saj me 33-vjeçarin teksa është fotografuar me pushime në plazh në Hawaii, ditën e hënë.
Por Mariah Carey edhe pse është 46-vjece shihet të sillet si një adoleshente e vërtetë teksa bën skena të nxehta me të dashurin e ri.
Ndërkohë që shihen të puthen gjatë gjithë kohës, në një foto ajo shihet teksa hipën në kurrizin e balerinit. Këto foto vërtetojnë më së miri sjelljen e këngëtares.