Mariah Carey humbet peshë si rezultat i ndërhyrjes kirurgjikale
Fituesja e Grammy, Mariah Carey ka qënë e pranishme në një ceremoni në teatrin kinez në Hollywood, ku nga të pranishmit u vu re humbja ne peshë e saj. Carey ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për ngushtimin e lukthit, që mundëson që pacientët të hanë më pak, pasi ajo ndjehej tepër e pasigurtë për peshën e saj.
“Ajo gjithmonë ndihej e pasigurtë për peshën dhe kjo e bënte atë që të mërzitej. Carey vazhdimisht e mohonte peshën dhe priste etiketat nga rrobat e saj, që të mos kujtohej për peshën”, ka thënë një burim. Këngëtarja nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë ndërhyrje kirurgjikale por kuptohet që bëhet fjalë për një fillim të ri për të.