Mariah Carey nuk dëshiron të dalë duarbosh nga divorci
Mariah Carey i ka bërë një kërkesë ish të fejuarit të saj James Packer pas ndarjes së hidhur. Këngëtarja e njohur i ka kërkuar miliarderit australian t’i japë 50 milionë dollarë për shkatërrimin e jetës.
Mariah mendon se për shkak të James ajo ka humbur dhjetra miliona dollarë që nga koha që janë lidhur, thonë burime pranë TMZ. Këngëtarja pretendon se ish i fejuari shndërroi jetën e saj kur ai e detyroi atë të lëvizte nga New York-u në Los Angeles, në mënyrë që ai të ishte sa më afër fëmijëve të tij. Ai gjithashtu i ka bërë asaj premtime të ndryshme financiare të cilat nuk i ka mbajtur.
Carey gjithashtu tregon se është traumatizuar nga sherri gjatë pushimeve të saj në Greqi, ku James raportohet të ketë bërë një zënkë me asistentin e saj ku si pasojë Mariah ka anulluar koncertin në Amerikën e Jugut.