Lajme

28 July 2017

Mariah Carey rrezikon shëndetin nga shtimi në peshë/ I gjithi një lajm i rremë

|
By
|
0 Comment
|

Duket se shëndeti i tepërt i Mariah Carey ka krijuar probleme serioze në shëndetin e këngëtares. Sipas një burimi, këngëtarja e “All I want for Christmas is You” e ka tepruar me ushqimin dhe kjo gjë i ka sjellë probleme serioze shëndetësore.
“Radar Online” raporton se për shkak të peshës ajo nuk mund të ecë. Sipas burimit, ajo vesh këpucë me taka shumë të larta dhe përveç atyre, pesha i ka sjellë asaj dhimbje gjunjësh.Dietologu, Dr, Stuart Fischer, ka treguar se këngëtarja mund të përballet me artitin për shkak të peshës.

Ky ishte lajmi i rremë që ka qarkulluar nëpër disa portale të huaja,por në fakt një burim ka thënë për “Gossip Cop” se lajmi është totalisht një gënjeshtër. Carey thjesht ka shtuar ca kilogramë mbase,por ajo nuk ka takuar kurrë një doktor për të diskutuar mbi probleme mbi peshen e saj,apo që ajo nuk mund të ecë.Përkundrazi ajo duket rrezatuese dhe mjaft mirë edhe në performancat e saj më të fundit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com