Marina nuk ndalet, zbuloni destinacionin e ri të pushimeve përrallore
Çifti i dashur për publikun Marina Vjollca dhe Getoar Selimi njihen ndër të tjera për jetën luksoze që bëjnë. Pushimet e 2018-ës ata zgjodhën t’i bëjnë gjatë shtatorit, por destinacioni nuk ishte një i vetëm. Gjithçka nisi me Kubën, nga ku dy të dashuruarit ndanë foto me pamje fantastike.
Pas pushimit në Kubë, Marina dhe Getoari udhëtuan drejt Miamit dhe atëherë kur të gjithë menduan se do ktheheshin në Shqipëri, ata publikuan foto dhe video nga Bahamas.
Tre destinacionet e zgjedhura prej tyre janë ndër më të bukurit në botë. E kush nuk do t’i donte disa ditë pushimi të tilla?