Marina Vjollca tregon se kur do t’i kthehet ekranit!
Marina Vjollca prej muajsh të tërë nuk është shfaqur në televizion duke drejtuar ndonjë emision.
Por ndërkohë që të gjithë fansat e saj po prisnin rikthimin e Marinës në shkurt të 2019-ës në një projekt të ri me talente të fushave të ndryshme ku pjesë e jurisë do të ishte Getoari. Mirëpo në media online u tha që ata nuk kanë rënë dakord me drejtuesit e spektaklit për kushtet e vendosura.
Mirëpo, në një prononcim Marina Vjollca konfirmoi se do të rikthehet së shpejti në ekran, pa dhënë shumë detaje.