Mario, make-up artisti shqiptar i Kim Kardashian, bën realitet ëndrrën e babait të tij
Make-up artisti shumë i njohur ndërkombëtarisht, Mario, që mori sukses të jashtëzakonshëm falë bashkëpunimit me Kim Kardashian, ka surprizuar familjen dhe ndjekësit me atë që ka bërë. Ai ka postuar disa foto të tij gjatë pushimeve këtë verë në Mal Të Zi krah të cilave ka shkruar: “Duke qëndruar në këtë vend të bukur, në vendlindjen time. Babai im është rritur këtu afër, ku edhe ka bërë shkollën. Ka qenë gjithmonë ëndrra e tij që ta zotëronte këtë tokë. Unë shkova në Gusht, e pashë dhe surprizova babain duke ia kthyer ëndrrën në realitet. Shumë i lumtur dhe krenar që tanimë jam pronari i kësaj toke ku babai im u rrit. Mbas meje, përtej lumit është Shqipëria. Unë mund shkoj me not atje. Tani është momenti të ndërtoj një shtëpi për familjen.”
Mario e ka mbyllur duke shtuar disa fjalë shqip, me një ftesë të hapur për të gjithë për një kafe.