Mariza-Erikut: “Ti nuk di të prekësh!” Eriku: “Tani di të prek bindshëm!”
Një nga bashkëpunimet e Mariza Ikonomit që ka rezultuar shumë i suksesshëm ka qenë ai me Erik Lloshin, me titull “E di”. Për videoklipin e kësaj kënge i është dashur atyre që të luajnë rolin e një çifti. E ftuar në emisionin “da’Sara Radio Show” Mariza ka treguar për vështirësitë gjatë xhirimeve pasi nuk po arrinin të luanin mirë rolin e tyre dhe se si i kërkoi kolegut që të tregonte më shumë afeksion duke e prekur ose përkëdhelur. “Por prekjet e tij ishin…(zhgënjyese)”- u shpreh këngëtarja.
Në puntatën e radhës të emisionit të Dasarës në të cilin ishte i ftuar vetë Erik Lloshi, drejtuesja e emisionit nuk humbi rastin për ta pyetur në lidhje me këtë “deklaratë” të Marizës.
“Në atë kohë mbase ka pasur të drejtë Mariza, por tani jemi rritur njëçik, tani prekim mirë, bindshëm!”- është përgjigjur ai.