Marjana Kondi: Dua që njerzit të qeshin edhe pse vetë jam bërë pesimiste!
Aktorja e mirënjohur e komedisë shqiptare Marjana Kondi ka qenë e ftuara radhës e gazetares Dasara Karaiskaj në ‘Da’sara Show”.
Aktorja ka folur për detaje të shumta nga jeta e saj personale dhe profesionale, ku ndër të tjera është shprehur se së fundmi është bërë pesimiste, edhe pse aktore humori: “Natyra ime kjo është. Edhe në jetë, jam edhe e humorit fin por edhe e dramës. Fatmirësisht në jetë nuk kam pasur drama përveç humbjes së nënës time. Më pëlqen që njerzit të jenë optimist dhe jo pesimist, megjithëse kohët e fundit jam bërë paksa pesimiste por gjithsesi e gjej atë forcë”- është shprehur Kondi në “Da’sara show”, TemA TV.