Martesë apo bashkëjetesë? Ja çfarë thonë ekspertët…
Nëse duam të japim një përkufizim të qartë të fjalës “bashkëshort” në një formë definitive dhe serioze mund të themi që bëhet fjalë për një burrë që lidhet me një grua përmes një kontrate të përbashkët legale dhe madje fetare. Ndërsa për fjalën “partner” mund të themi që bëhet fjalë për një burrë që ndan jetën e tij me një grua. Në të dyja rastet, si të kesh një bashkëshort si të kesh një partner, ti do jetosh me të në të njëjtën shtëpi. Por cili është ndryshimi? Ekziston akoma “përgjithmonë”?
Më poshtë do njiheni me 7 dallime që bëjnë vërtet diferencën:
1.Unaza e gishtit
Nëse je martuar e ke unazën, nëse bashkëjeton ajo mungon në gishtin tuaj. Rëndësia e saj është e madhe sepse ne nuk martohemi thjesht për të qenë të tillë por edhe për t’ua demostruar të tjerëve.
2.Një mbiemër për të dy
Në një kohë, shumë gra nuk mund të prisnin të martoheshin për të deklaruar veten si Znj. X . Por sot është ndryshe sepse gratë janë aq të emancipuara sa përdorin mbiemrin e tyre, pa e shfaqur atë të burrit të tyre. Ata janë të martuar, por preferojnë të mbajnë identitetin e tyre. Ndryshimi lidhet edhe me faktin se detyrat dhe përgjegjësitë ndahen.
3. Të jetosh me vjehrrën?
Një nga përparësitë e bashkëjetesës është se ju nuk jetoni me vjehrrën sepse bashkëjetesa nuk kërkon përfshirje të madhe me të afërmit. Nga ana tjetër, martesa, duke formalizuar bashkimin ligjërisht, bashkon familjet. Angazhimi nuk është më vetëm ndaj partnerit, por edhe ndaj tyre. Pesha e përgjegjësisë rritet së tepërmi.
4. Tradhëtia
Këtu është një nga pikat e nxehta kur bëhet fjalë për martesën. Në mesin e njerëzve që njihni, sa janë me të vërtetë besnikë? Tradhëtia është e mundur dhe sot ne jemi të ekspozuar ndaj tundimeve shprehen ekspertët. Çiftet që jetojnë së bashku, kanë më shumë besim se çiftet e martuara, të cilët bëjnë një analizë më të thellë të kostove / përfitimeve.
5.Në fillim bashkëjeton dhe pastaj martohesh
Për të hetuar terrenin, për ta njohur më mirë atë, për të kuptuar nëse jeni të prerë për jetësën së bashku, kjo është zgjidhja ideale. Duket si një zgjidhje e shkëlqyer, megjithatë Disa studiues kanë vërejtur se një pjesë e çifteve që bashkëjetojnë del nga kontrolli në martesë. Për më tepër, mund të ndodhë që sjellja e partnerit nuk kritikohet gjatë bashkëjetesës, por ata fillojnë të fyejnë njëri-tjetrin kur janë të martuar.
6. “Përgjithmonë”
Është poetike dhe e lehtë, të premtosh përjetë. Por vetëm në martesë e vendosni atë të zezë në të bardhë. Është një akt ligjor me implikime që psikologjikisht peshon, një kontratë reale me klauzola që duhen respektuar. Duhet të jetë me të vërtetë një angazhim i rëndësishëm. Edhe nëse, sipas të dhënave të ISTAT, shkalla e divorcit është midis 40 dhe 50% për martesën e parë dhe 60% për të dytin. Nga ana tjetër, bashkëjetesa është rritur thuajse dhjetë herë në krahasim me 1993-1994 “.
7.Liria personale
Liria personale duhet gjithmonë të ruhet. Një pjesë e ditës e gjitha për ty, bëni diçka të këndshme. Nëse jemi mirë dhe jemi të kënaqur, ne jemi mirë edhe me të, argëtohemi dhe nuk derdhim negativitet tek ai.