Martin Garrix dhe Ed Sheeran nuk mund t’i përgjigjen peticionit
Javën e kaluar, DJ i njohur Martin Garrix tregoi në një intervistë në radio se bashkëpunimi i shumëpritur mes tij dhe Ed Sheeran me shumë gjasa mund të mos vijë kurrë.
Dy vite pasi kënga u performua në festivalin Ultra 2015, një peticion në internet është bërë viral, ku kërkohet që Garrix dhe Sheeran të publikojnë këngën në mënyrë zyrtare.
Martin tregoi në intervistën në fjalë se “Rewind Repeat It” nuk do të publikohet për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy label-ave. Sidoqoftë, peticioni ka arritur të marrë mijëra firma.