Martohet një nga reperat më të mirë shqiptar …
Lidhjen e dashurisë e ka konsoliduar prej vitesh tashmë, por vetëm sot ka qenë momenti që reperi i njohur nga Gjilani, Burim Osmani, me emrin e artit Duda, ta zyrtarizojë në martesë marrëdhënien e tij të gjatë. Duda, i cili prej vitesh jeton mes Londrës dhe Kosovës, ka kryer më në fund statusin që i mungonte – celebrimin në martesë.
Lajmin e këtij zyrtarizimi, reperi e ka ndarë me miqtë në Instagram duke shkruar: “zyrtarisht i martuar”.
Me dhjetëra urime janë shkruar pas kësaj fotoje të këngëtarit duke i uruar atij dhe bashkëshortes jetë të lumtur bashkë.
Edhe pse prej vitesh bën një jetë mes Kosovës dhe Londrës, Dudës nuk i kanë munguar projektet muzikore apo bashkëpunimet me shumë këngëtarë të njohur shqiptarë. Duda është vlerësuar si një prej reperëve dhe kantautorëve më të mirë shqiptarë.