Mateus Frroku bën ndryshimin drastik, shihni si duket pas humbjes së peshës këngëtari
Mateus Frroku është një nga këngëtarët më të dëgjuar dhe më të pëlqyer sidomos të personave që preferojnë muzikën live. Mateusi ka fituar së fundmi një sfidë të madhe atë të luftës me peshën.
Ka qenë vet Mateus i cili ka publikuar në llogarinë e tij personale në “Instagram” një foto të ndryshimit që ka pësuar trupi i tij në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Ai ka arritur të përgjysmojë peshën dhe të duket tjetër njeri.
Duket se në humbjen në peshë ka ndikuar së tepërmi aktiviteti fizik në mënyrë sistematike dhe sidomos vrapi.