Lajme

22 August 2018

Mbi 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar, revoltohet Turjan Hysko: Lexo! Mëso! Mos u bëj idiot!

Në një sondazh të realizuar së fundmi, ka rezultuar se 1 milion shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar. Diçka e tillë duket vërtet “alarmante” dhe madje ka revoltuar edhe moderatorin e njohur Turjan Hysko.

Ai përmes disa statuseve në rrjetet sociale ka treguar se kjo është edhe arsyeja përse shoqëria jonë po përballet me probleme të mëdha dhe po degradon dita-ditës.

“Libri është në ditën e tij më të keqe. Dija është e vetmja rrugë për një shoqëri të emancipuar. Ne si shoqëri po ndërtojmë analfabetë krenarë përditë dhe kjo është një minë me sahat që shumë shpejt do shpërthejë. Mos u skandalizoni kur dëgjoni për luftë me sëpata, kallashë apo antitanke! Mos u skandalizoni kur vriten për një ngritje vetulle! Mos u skandalizoni kur rrihen nga burrat e nuk thonë asnjë llaf. Mos u skandalizoni pse e shohim të ardhmen tek 1, X, 2! Mos u skandalizoni kur s’dinë të shkruajnë as emrin! Mos u skandalizoni kur i mbushim hundët me kokainë që 15 vjeç! Mos u skandalizoni që të gjithë kanë model një me Lamborgini, doktor shkencash në Medellin të Kolumbisë! Mos u skandalizoni që pothuajse nuk do kemi më një rini të që do muzikën e bukur, sportin, zanatin apo familjen! Çorbën po e gatuajmë vet duke promovuar modele të shëmtuara”, janë disa nga fjalët që ka shkruar Turi.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com