Lajme

27 October 2017

“Mbylli sytë” vjen së shpejti nga Blero

||
0 Comment
|

Këngëtari shqiptar Blero, është drejt finalizimit të projektit të ri muzikor. Ka qënë vetë ai, i cili ka publikuar një fragment të këngës së re në llogarinë personale në Instagram.
“Mbylli sytë”, titullohet krijimtaria më e re e këngëtarit, e cila do të shoqërohet me videoklip. Blero për këtë këngë ka zgjedhur të bashkëpunojë me këngëtaren Albulena Ukajn. Fansat po e presin me padurim klipin e ri të Muharremit. Mendohet se kjo nuk do të jetë kënga e fundit për këngëtarin, i cili ka paralajmëruar edhe shumë hite të reja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com