Me aplikacionin e ri tani mund të mësoni se sa kohë shpenzoni në Instagram
Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Ndonjëherë ndodh që kalojmë tepër kohë duke lundruar në këto media sociale por tashmë ekziston një mënyrë sesi të limitojmë kohën që shpenzojmë në Instagram.
Me risinë e re përdoruesit e aplikacionit do të mund të kontrollojnë sa kohë kanë kaluar online, të vënë një alarm që t’i kujtojë kur e kanë arritur limitin e orarit të qëndrimit dhe madje do mund të bllokojnë dhe ardhjen e njoftimeve.
Disa ekspertë e konsiderojnë mjetin e ri të nevojshëm që të mbrojnë interesat e tyre dhe të jenë sa më të përgjegjshëm në lidhje me përdoruesit e tyre. Mjafton të përditësoni aplikacionin e Instagram-it dhe do të shihni opsionin e ri që gjendet tek “Your Activity” dhe do të mësoni sa kohë harxhoni për secilën dhe totalin në fund të ditës.