Lajme

11 February 2019

“Më hakuan profilin” Rezart Veleshnja hedh poshtë të gjitha lajmet e djeshme!

Ditën e djeshme me shpejtësinë e erës në mediat rozë qarkulluan lajmet se aktori Rezart Veleshnja dhe e dashura e tij ishin ndarë sepse kjo e fundit e kishte tradhëtuar me 4 meshkuj njëherësh!

Këto lajme i bëri të ditura vet ai përmes instagramit madje dhe me detaje.

Por ditën e sotme ai i ka fshirë të gjitha postimet fyese për të, dhe ka dhënë një shpjegim që na la pa fjalë. Rezarti është shprehur se faqja e tij e Instagramit është hakuar dhe ai nuk ka ditur asgjë, pasi ishte në një udhëtim për 13 orë në Washington.

“Nuk e di kush ma ka bërë këtë punë, më kanë bërë disa foto, më kanë bërë këtë lojën, por do ta gjejmë dhe kësaj radhe do të shkojmë në prokurori. Nuk bëhet më kështu, nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Tani po i shoh mirë disa gjëra dhe turp i madh është. Me ça merren njerëz për të marrë disa like apo për të tërhequr vëmendje, nuk arrij ta kuptoj”, është shprehur ai.

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com