“Më kanë kërcënuar për jetën e djalit”- Adelina Tahiri shpërthen në lotë
Rreth 1 vit më parë, këngëtarja Adelina Tahiri kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me avokatin Serjoza Markov, ky i fundit më i madh në moshë dhe tmerrsisht i pasur. Ky fakt i ka kushtuar shumë Adelinës, ku përveç gjykimeve dhe ofendimeve paska marrë edhe kërcënime për jetën e djalit të saj Jon.
“Unë nuk jam nacionaliste, unë jam patriote. E dua kombin tim, respektoj kombin tim dhe kombet e tjera, por së pari vendin tim dhe fenë time. Partneri im s’më ndryshon asgjë. Sigurisht që ishte dëshira e familjes sime për të qenë me një shqiptar, me një të fesë sime, një të moshës sime, do të ishte diçka e përkryer, por Zoti nuk të jep përkryerje. Dhe tek ne është kjo gjë e vogël që unë e kam ballafaquar, kam luftuar, kam qenë e gatshme të mos flas me askënd nga familja, kam qenë e gatshme të lë anash karrierën, që të jem me personin që dua dhe që më bën të lumtur. Kam pasur gjithashtu kërcënime nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kërcënime për fëmijën. Dhe kur më pyesnin pse s’e publikon, për këtë arsye s’e publikoja. Nuk dua të flas se ndihem shumë keq. Nuk e di në është mëkat të duash dikë, por ka qenë shumë e vështirë.”- është shprehur Adelina për emisionin e Big Mamës.