Me këtë foto Orinda Huta lehtësisht mund të ngatërrohet me një Barbie…
Orinda Huta shpeshherë është krahasuar me kukullën Barbie për shkak të syve blu, flokëve biondë dhe buzëve të plota. Por një foto e publikuar nga Orinda në rrjetin social Instagram të lë vërtet pa fjalë.
Në foto ajo shfaqet me flokë kaçurrela dhe një grim në nuanca rozë dhe blu duke bërë që ta krahasojnë me Barbie-n. Ndërkohë vetë këngëtarja ka patur si qëllim të të sjellë një stil të viteve ’90 sepse në mbishkrimin e fotos ajo shkruan: “Kthim në vitet ’90. Vajzat duan të bëjnë qejf”.