“Më kishe munguar!”: Kujt ia kushton Fifi dedikimin prekës?
Është thënë e stërthënë që mes Fifit dhe Flori Mumajesit ekziston një ndjenjë, e madje disa pohojnë se janë në një lidhje.
Para disa ditësh u publikua një video me personazhe kryesorë Fifin dhe Florin, nga ato videot me mjaft ndjenjë brenda. Por Fifi në një dalje mediatike të sajën u shpreh se videoja është bërë në tetor të 2017.
“Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës ‘Ja ke bo vetes”, – ka thënë Fifi.
Le të themi se me këtë pjesë u familjarizuam dhe është e kuptueshme! Fifi nuk ka asnjë romancë me Florin!
Ajo çka së fundmi na ka befasuar është një gjendje nostalgjike e Fifit, për t’u treguar më të qartë, postimi i saj në Instastory.
“E di? Më kishe munguar! Më mungojnë shakatë e tua koti me dasmën tënde përrallore dhe mendimet e tua të mençura! Pa harruar ato sytë e tu të qeshur!” – ka shkruar Fifi.
Për kë e ka marrë aq shumë malli Fifin?
Për ata që e kanë humbur, në emisionin “Nd’rrimi i Natës”, pyetjes së moderatorit në Rubrikën “Haje ose Thuaje”: “Kush është personi që i ke kërkuar dashuri?”
Fifi i është përgjigjur: “Nuk e them dot, ai është në lidhje me dikë tjetër!”
Mos e ka fjalën pikërisht për këtë person Fifi, pasi duket se gjithçka bën sens! Ajo po vuan për një dashuri të pamundur dhe që i mungon tej mase!
Por nuk e përjashtojmë dot dhe mundësinë që këto fjalë të jenë të shkëputura nga teksti i këngës së radhës së Fifit dhe jo domosdoshmërisht të jenë dedikim i saj për personin që dashuron.