Me kurorë në kokë dhe darkë me shoqëri, Tayna feston ditëlindjen dy ditë më herët
Reperja e re Tayna është shndërruar në një prej emrave më të përfolur në showbiz-in shqiptar.
Më datë 14 dhjetor, ajo feston ditëlindjen e saj të 22-të, ndërsa duket se ka vendosur që ta nisë dy ditë më herët festën e ditëlindjes së saj.
Në disa imazhe të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale, Tayna ka treguar se si është mbledhur me mikeshat e saj për të festuar dy ditë para ditëlindjes.
Ajo kishte vendosur një kurorë në kokë në darkën e së hënës, ndërsa duket mjaft atraktive me pamjen e saj.
Nga imazhet gjithashtu vërehet se festa është zhvilluar në një ambient me pishinë, ku nuk kanë munguar as tullumbacet dhe dekorimet e shumta.