Më në fund bëhet e ditur gjendja shëndetësore e Selena Gomez…
Prej disa javësh Selena Gomez është hospitalizuar për shkak të problemeve të saj shëndetësore. Ajo u shkëput tërësisht edhe nga rrjetet sociale dhe fansat ishin shumë në merak për gjendjen e saj. Por një lajm ka mbërritur.
Sipas “HollywoodLife”, Selena po përmirësohet dhe ndihet mirë sërish pas shtrimit në spital. Pavarësisht kësaj ajo ende nuk është rikuperuar totalisht sepse tek Selena ekziston frika se diçka e tillë mund ti përsëritet sërish. Por këngëtarja ka vendosur të përqëndrohet tërësisht tek shëndeti i saj duke lënë pas çdo shqetësim dhe mërzitje.