Më në fund e gjithë bota e pa Bleonën të veshur në tapetin e kuq!
Disa vite më para teksa parakalonte në tapetin e kuq të “American Music Awards” me këtë fustanin:
fustan i thënshin por nejse, Bleona u kthye në qendrën e vëmendjes. U rendit si e veshura më keq nga mediat e huaja, u bë meme, i kritikua nga personazhe të njohur shqiptar, madje Bleona asokohe pati edhe një sherr live në studion e Fevziut me gazetaren Iva Tiçon dhe çfarë nuk i thanë njera-tjetrës, Bleona i tha Ivës k*rvë etj etj.
Dalja e fundit e Bleonës në një “Red Carpet” ishte ajo e mbrëmjes se djeshme në ndarjen e çmimeve Oscar.
Me një fystan të gjatë, gri dhe me shkëlqim gjithandej, me një ndarje tek kofsha e majtë që i tregonte ngjyrën eksituese të trupit, taka po të së njëjtës ngjyrë, thonjtë e gishtave të këmbës me ngjyrë të zezë, make-up paksa të rënduar (shqiptari shqiptar nglelet edhe në Oscar), flokët bisht dhe me një çantë të vogël të cilen e mbante në dorë teksa pozonte, Bleona i tregoi botës se di edhe të vishet.
Për fustanin e saj u kujdes Valdrin Sahiti dhe për make up-in Lili Ismaili.