Me performancën e fundit, Rita Ora dhe Liam Payne krijuan dyshimet se janë në një lidhje
Këngëtarja Rita Ora, së fundmi ka qenë e ftuar në 10-vjetorin e festivalit Westfield në Londër. Aty Rita ka performuar në krah të këngëtarit britanik Liam Payne, hitin e tyre “For You”. Por ajo çfarë i habiti fansat ishte afërsia e dyshes. Ata dukeshin tejet të dashuruar me njëri-tjetrin dhe e shihnin njëri-tjetrin me shumë adhurim madje nuk ngurruan edhe të përqafoheshin.
Një fans u shpreh për “DailyMail se: “Unë po qëndoja në fillim të turmës dhe Liam e Rita po flisnin, qeshnin dhe kërcenin shumë afër me njëri-tjetrin. Ajo qëndronte shumë pranë tij, ndërsa ai i hodhi krahët rreth saj dhe e përqafoi” .