Me vetëm pak fjalë, Adriana Lima shpreh dashurinë për shkrimtarin Metin Hara në ditëlindjen e tij
Supermodelja Adriana Lima dhe shkrimtari i njohur i Turqisë, Metin Hara, u përfolën së tepërmi për marrëdhënien e tyre që prej verës së kaluar ku fotot e tyre së bashku teksa pushonin në një jaht në rivierën turke pushtuan mediat rozë.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram me rastin e ditëlindjes së Metitnit, Adriana ka shprehur me vetëm pak fjalë gjithë dashurinë që ndjen për të. Në postimin e saj ajo shkruan se ai i solli magji në jetë.
“Gjithçka e imja, ti solle magji në jetën time. Urime ditëlindjen”, shkruan Adriana.