Mediat gjermane për Shqipërinë “Bukuria e pazbuluar e Ballkanit”
RTL ndër televizionet më të njohur gjerman i ka dedikuar vendit tonë Shqipërisë një shkrim në uebsajtin e saj turizmit shqiptar, duke e cilësuar si një bukuri të pazbuluar.
Televizioni RTL nuk ndalet me kaq por thellohet në përshkrimin e tij duke shtuar se Shqipëria ofron siguri dhe nuk është shumë e shtrenjtë për xhepat e turistëve gjermanë.
“Plazhe fantastike me peizazhe të egra dhe romantike e një kulturë e mahnitshme – dhe për momentin me çmimet më të ulëta në të gjithë Mesdheun. Po flasim për Shqipërinë. Vendi i vogël në Ballkan është një nga destinacionet të pavlerësuara, por ndoshta jo për një kohë të gjatë. “Lonely Planet” e përzgjodhi Shqipërinë si destinacionin e tij absolut të ëndrrave.
Shqipëria nuk e rëndon xhepin tuaj
Nëse Kroacia është plot me turistë dhe Greqia është shumë e shtrenjtë, atëherë ndoshta duhet të bëni një vizitë në Shqipëri. Bregdeti është i bukur, ka shumë histori për të zbuluar dhe plazhet nuk duhet të fshihen nga ato të vendeve të tjera të Mesdheut. Dhe: Është më i lirë se të gjithë!
Në Shqipëri, për pushimet e verës, një apartament për katër persona, për dy javë kushton 750 euro
Shqipëria është për të gjithë
Siguria? Shqetësimi është pa baza. Edhe pse mund të ketë krim të rrugës, ai është jashtëzakonisht i rrallë. Dhe – fatkeqësisht – ky lloj krimi mund të jetë i pranishëm në çdo rajon turistik.”