Mediat serbe shkruajnë se Luana i urren ato/Ja si përgjigjet moderatorja…
Luana Vjollca prej kohësh është kthyer ndër personazhet më të komentuar, jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij.
Ajo shpesh herë i ka postuar vetë shkrimet që janë bërë për atë dhe kështu ka ndodhur përsëri.
Ishte vetë Luana e cila përmes një postimi në instastory na bëri me dije se këtë herë mediat serbe kanë shkruar se Luana i urren serbët,duke kthyer edhe përgjigje në të njëjtën kohë!
“Gazetat serbe paskan shkruar se sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e madhe, KOSOVËN! Dhe unë po ju them shumë mirë që e dini!” shkruhej në postimin e moderatores.