Mediat Serbe tallen me Jonida Maliqin: Mbretëresha e Photoshop-it!
Jonida Maliqi ka çuar shqipërinë në finalen e Eurovision 2019, me këngën e saj “Ktheju Tokës”, finale e cila do të mbahet ditën e nesërme në Tel Aviv, Izrael.
Jonida këto ditë është komentuar shumë për mënyrën e saj e të folurit anglisht e cila lë për të dëshiruar:
“Zena Blic”, një media serbe është kapur keq me Jonida Maliqin në një artikull të publikuar ditën e sotme online. Media në fjalë e cilëson Jonida Maliqin si mbretëreshë të photoshop-it duke bërë kështu krahasimin mes fotove të saj në Instagram dhe pamjeve nga nata gjysmë-finale në Eurovison.
Media serbe ka komentuar edhe fustanin e Jonida Maliqit të realizuar nga Ardi Asllani. Sipas po të së njejtit burim, thuhej si fustanit të Jonidës me detaje etnike shqiptare i mungonin disa copëza që në provat gjenerale i kishte dhe në performancën live i mungonin.
“Zena Blic” nuk mohon zërin e Jonidës dhe e përshkruajnë atë si një PR të mirë të vetes.
Për artikullin e plotë në gjuhën serbe, klikoni linkun si më poshtë:
https://zena.blic.rs/moda/evrovizija-polufinale-albanija/wprldfb