Meek Mill lirohet nga burgu pas pesë muajsh
Reperi i famshëm amerikan Meek Mill është liruar nga burgu, pesë muaj pasi u dënua për shkeljen e lirmit me kusht.
“Ndërsa pesë muajt e fundit kanë qenë një makth, lutjet, vizitat, letrat dhe tubimet më kanë ndihmuar të qëndroj pozitiv,”-tha ai në një deklaratë.
30-vjeçari duhej të qëndronte në burg 2-4 vite por gjykata e liroi me kusht.
Beyonce, Jay Z dhe komediani Kevin Hart ishin pjesë e një fushate për ta liruar atë.
Vetëm disa orë pasi u lirua, rapper mori pjesë në një lojë basketbolli në qytetin e tij të Filadelfias.
Atij iu dha nderi për të për ti rënë ziles Liberty Bell, që sinjalizon fillimin e lojës. Një tjetër emër me influencë që mori pjesë në fushatë për lirimin e tij ishte Michael Rubin, bashkëpronar i ekipit të basketbollit të Philadelphia 76ers.
Miliarderi e mori reperin në një helikopter para se të fillonte loja.
Meek Mill, emri i vërtetë i të cilit është Robert Williams, u arrestua në gusht 2017 për ngarje të pakujdesshme. Kjo ndodhi ndërsa po ecte me biçikletë në New York gjatë filmimit të një video muzikore.
Edhe pse akuzat ranë më vonë, gjyqtari tha se ai kishte shkelur lirimin me kusht. Ai ishte në lirim me kusht që nga viti 2008 kur u dënua për armëmbajtje.
Megjithatë, vendimi për të burgosur atë nëntorin e kaluar erdhi si një surprizë. Avokatët e tij njoftuan se do të apelonin, duke pretenduar se Meek Mill ishte dënuar në mënyrë të padrejtë dhe se ai e kishte ndryshuar jetën e tij dhe tani është një model për të tjerët në një pozitë të ngjashme.
Një fushatë e profilit të lartë për ta liruar atë filloi me yje si Jay-Z, Beyonce dhe Kevin Hart duke premtuar mbështetjen e tyre për reperin.
Meek Mill ka nënshkruar marrëveshje me grupin menaxhues të Jay-Z, Roc Nation.