Meek Mill publikon albumin e fundit ku tregon rreth disfatave dhe fitoreve të jetës së tij
Pas shumë muajsh punë më në fund Meek Mill publikoi albumin e tij të tretë të titulluar “Wins & Losses”.
Në këtë projekt Meek ka folur për ngritjet dhe uljet në karrierën e tij por jo vetëm, dhe si ato ndikuan në krijimin e këtij personi që është sot.
“Po i jap mundësinë njerëzve të dinë si unë ndihem. Doja thjesht t’i jepja njerëzve një perspektivë reale të jetës sime , çfarë ne quajmë fitore dhe humbje.”-ka thënë ndër të tjera reperi i cili ka shpjeguar edhe titullin e albumit: “Unë humba kauzën time, ne humbën Lil Snupe, Chino humbi vëllain e tij. Është një album me kritika, nuk është ajo për të cilën kanë folur, doja të jepja perspektivën time, t’i lë njerëzit të kuptojnë çfarë kam kaluar.”
Me plot 17 këngë, në këtë album ka edhe projekte në bashkëpunim me artistë të tjerë si Rick Ross, i cili është edhe producenti ekzekutiv i projektit, Quavo, Ty Dolla $ign, Future, Young Thug, Chris Broën, Lil Uzi Vert, Yo Gotti e të tjerë. Më poshtë mund të dëgjoni të gjitha këngët e këtij albumi e të na thoni kë preferoni.