Lajme

11 December 2017

Meek Mill vazhdon dënimin në burg, nuk i lejohet lirimi me kusht

Meek Mill nuk do të kthehet në shtëpi për Krishtlindje.

Gjykata Supreme e Pensilvanisë ka refuzuar kërkesën e reperit për lirim me kusht, teksa gjykatësja Genece Brinkely ka hedhur poshtë kërkesën e tij.
Në dokumentet ligjore, gjykatësja Brinkley tha se reperi nga Filadelfia është i rrezikshëm për komunitetin.

Ajo po ashtu sugjeron se testet e tij të drogës mund të mos jenë valide dhe se ai mund të përdor “Fast Flush” për të pastruar organizimin.
Ekipi ligjor i Meek Mill ka akuzuar gjykatësen për sjellje të pahijshme.

Meek Mill aktualisht po kalon dënimin e tij prej dy deri katër vjet për thyerje të lirisë me kusht. Arrestimi i tij ka qenë temë e nxehtë në media dhe mbështetësit e tij më të mëdhenj kanë qenë Jay Z, Rick Ross, Drake, Colin Kaepernick etj.
“Ai është një përfaqësues i shumë më shumë se sa famës së tij. Ai është simboli i një sistemi që ju dhunon për asgjë dhe ju shkatërron potencialin e shkathtësinë për të shkuar përpara në jetë”, ka thënë Reverned Al Sharpton në kuadër të lëvizjes #FreeMeekMill për lirimin e reperit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com