Lajme

19 February 2019

Meg Rayan tashmë edhe si producente

Në një bisedë me gazetarin e New York Times, “mbretëresha e komedive” Meg Rayan  tha se dëshiron të bëjë një komedi romantike në shijen e saj që do të jetë në frymën e filmit si të Nora Efrom (“Kur Harry takoi Sally”, “Ju pranuat postën”,…).Aktorja tha për The Times se për momentin filmi nuk ka ende titull, por nuk do të jetë aspak i ëmbël, por inteligjent dhe se do të komentojë botën moderne në një mënyrë të mprehtë.
Ajo nuk ka dashur të fliste për aktorët që do të paraqiten në film, por është e bindur se do të përzgjedh më të mirët e mundshëm që ekzistojnë në tregun hollivudian.
“Sharmi i vërtetë është diçka me lindje dhe mund ta shoh te aktoret si Jennifer Lawrence, Emma Ston ose Ryan Gosling”, tha aktorja 57-vjeçare.Ndërkohë, ajo së fundi ka kurorëzuar me fejesë lidhjen disavjeçare me John Mellencampin.
Nderkaq Ryan është raportuar se do ta shohim gjatë këtij viti në një film të ri në ekranet e mëdha të kinemave.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com