Megan Fox imazhi që i jep “ndriçim” koleksionit të ri të “Fredericks Hollywood”
Të gjithë e kemi kuptuar se Megan Fox është e paarritshme por së fundmi ajo vërtet ka habitur me sesionin fotografik të realizuar. Ashtu sikurse janë shprehur dhe shumë prej fansave të saj sapo kanë parë fotot e publikuara në rrjetet sociale, ajo është një “flake” e vërtetë. Këtë herë Megan është bërë pjesë e fushatës për një koleksion të ri të brendshmesh femrash.
Kur Shën Valentini është shumë afër aktorja sugjeron më mirë se një kuti karamele në formë zemre, koleksionin e ri të “Fredericks Hollywood”. Oferta duket shumë e mire sidomos kur përcillet dhe reklamohet nga ikona e bukurisë Fox.