Lajme

01 June 2016

Megan Fox tregon mesazhet që i kanë ardhur nga fëmija që po pret

Ylli 30 vjeçar është duke pritur fëmijën e saj të tretë me bashkëshortin Brian Austin Green. Momentalisht ata jetojnë ne Los Angeles me dy djemtë e tyre Noah tre vjeçar dhe Bodhi dy. Por po mendojnë të shpërngulen pasi aktorja mori një mesazh nga fëmija që ka në bark.

megan family     mfox_bagreen_gl_29nov10_rex_b

meg

“Bebi dëshiron që të jetojmë diku tjetër, kështu që do të lëvizim në një vend tjetër të Los Angeles”-kështu është shprehur Megan në një intervistë për Jimmy Kimmel. Ajo nuk dha detaje të tjera për shpërnguljen por shtoji se mesazhi tjetër që kish marrë nga bebi në bark ishte që ai do të bëhej një gjeni kur të rritej.

Përsa i përket dy djemve të tjerë ylli i kinemasë është shprehur se po mësohen me idenë që do bëhen me një vëlla të vogël. Ajo ka shtuar se Bodhi mendon se është për të qeshur fakti që mami i tij do ushqejë me gjinjtë e saj bebin që do të lind.

megan at jimmy

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com