Megan Markle dhe Princi Harry martohen më 19 maj të vitit të ardhshëm
Pavarsisht se Megan Markle është komentuar si person joideal për princin Harry dhe ky i fundit i përfolur për romancat e tij, ata të dy do të martohen më 19 maj të vitit të ardhshëm.
Lajmi konfirmohet nga Pallati Kensington, ku pas shumë raportimeve të mediave u caktua data e martesës.
Familja Mbretërore do të paguaj dasmën, duke përfshirë shërbimin, muzikën, lulet dhe pritjen.
Pallati Kensington ka konfirmuar që Harry dhe Meghan do të kalojnë Krishtlindjet së bashku me Mbretëreshën në Sandringham.