Meghan dhe Harry nuk duan dhurata nga të ftuarit por kanë për ta një tjetër kërkesë…..
Dasma mbretërore është në qendër të vëmendjes së medias, ndërkohë që data po afron. Meghan dhe Harry njihen për bamirësitë e shumta që ata bëjnë dhe këtë gjë duan ta bëjnë edhe në dasmën e tyre. Ata kanë kërkuar nga të ftuarit që të mos sjellin dhurata, por kanë për ata një tjetër kërkesë, të japin donacione për organizatat bamirëse.
Në ftesat e dasmës së tyre janë shkruar emrat e shtatë organizatave bamirëse, ku të ftuarit mund të bëjnë donacione, duke shpresuar që këto organizata mund të përfitojnë diçka. Kjo nismë e çiftit mbretëror është për t`u vlerësuar dhe për t`u marrë shembull , pasi jo çdokush do ta bënte.