Meghan dhe princi Harry evitojnë këngët tipike romantike në valsin e tyre të parë
Dasma e shumëpritur është duke mbërritur.Përgatitjet janë drejt finalizimit dhe çdo ditë zbulohet ndonjë detaj i ri.
Pasi u zbulua vendi dhe disa nga pjesëmarrësit, tashmë është treguar edhe kënga që çifti ka përzgjedhur për kërcimin e parë.
Nuk bëhet aspak fjalë për ndonjë këngë tipike romantike e shoqëruar nga ndonjë vals i lehtë. Meghan dhe princ Harry do kërcejnë nën ritmin e “I wanna dance with somebody” nga Whitney Houston.