Lajme

17 December 2018

Meghan Markle aq e rëndësishme sa edhe korridoret duhet të jenë bosh kur ajo kalon!

Të gjithë duan të takojnë Meghan Markle. Ne, ju, mamatë tuaja, mamatë tona. Kështu që nuk është ndonjë habi e madhe që Kendall Jenner dhe Rita Ora synonin t’i shtrëngonin dorën Dukeshës të mërkurën e 10 dhjetorit, meqë rastisën në të njëjtën godinë në British Fashion Awards në Londër. Askush s’i reziston dot Meghan, as modelja më e paguar në botë.

Për fat të keq, askush s’takoi askënd. Sipas TMZ, sigurimi i Meghan është aq i rreptë, sa askush s’u afrua mjaftueshëm as për të thënë “përshëndetje”.

Oficerët e sigurimit zbatuan diçka të quajtur “lëvizja mbretërore,” që do të thotë se kudo ecën Markle, korridoret dhe shkallët duhet të jenë bosh. Imagjinoje të jesh aq e rëndësishme, sa një korridor i tërë duhet zbrasur që t’i të marrësh një gotë uji mineral, a diçka të këtillë.

Kendall Jenner

Rita Ora

Kendall Jenner, Rita Ora dhe David Beckham ishin disa prej yjeve që tentuan të takohen me Meghan, por s’mundën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com