Meghan Markle dhe Princi Harry do largohen nga Pallati Mbretëror
Meghan Markle është shtatzënë dhe së shpejti pritet që ajo të sjelli në jetë fëmijën e saj të parë. Së fundmi, Pallati Kensington njoftoi se Princi Harry dhe Megan Duka do të zhvendosen në një shtëpi të re në pronën Windsor.
Pallati mbretëror njofton se “Windsor është një vend i veçantë” për çiftin mbretëror dhe se ata janë mirënjohës që do të jetojnë në këtë pronë. Kjo sepse “Kalaja Windsor” është një nga shtëpitë më të preferuara të Mbretëreshës Elizabeta II.