Meghan Markle habit me paraqitjen e saj në eventin e bamirësisë, shfaqet me një veshje të guximshme
Pas një kohe mungesë me daljet e tyre publike, Meghan Markle dhe Princi Harry u shfaqën sërish në publik dhe tepër të lumtur së bashku. Së fundmi, ata kanë marrë pjesë në eventin e bamirësisë të organizuar në Londër, për fëmijët që janë prekur nga HIV/AIDS në Afrikën e jugut.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte paraqitja e Meghan, ku ndryshe nga herët e tjera ku shfaqej me fustane të gjata poshtë gurit, këtë herë ajo kishte bërë vërtet një zgjidhje të guximshme.
E veshur me një fustan – xhaketë në ngjyrë të zezë dhe me një palë taka të së njëjtës ngjyrë, Meghan dukej shumë elegante dhe perfekte në të njëjtën kohë. Ndërsa bashkëshorti i saj, Princi
Harry, kishte zgjedhur një kostum të zi me kravatë.