Meghan Markle thyen përsëri protokollin e familjes mbretërore
Meghan Markle surprizoi gjithë sallën e ”The Fashion Awards në Londër”, ku u shfaq për t’i dhënë një çmim mikeshës së saj. Clare Waight Keller, drejtoresha artistike e Givency, e cila dizenjoi fustanin e famshëm të dasmës të Dukeshës, u shpall ‘Dizajnerja Britanike e Vitit’ për veshjet e grave. Meghan Markle, theu mbrëmjen e djeshme një nga rregullat themelore gjatë “British Fashion Awards”. Ajo kishte lyer thonjtë në ngjyrë të errët, gjë që nuk lejohet dhe ndalohet nga protokolli i familjes mbretërore.