Lajme

19 April 2018

Meghan Markle tregon regjimin e saj ushqimor, dhe cilin ushqim nuk e refuzon asnjëherë

Ndërkohë që na ndan thuajse një muaj nga ceremonia martesore më e rëndësishme e vitit, ajo mes Princit Harry dhe aktores Meghan Markle, kjo e fundit duket se e ka marrë seriozisht të ruajë format e shkëlqyera fizike deri në ditën e saj më të lumtur. E pyetur se cili është sekreti i saj, Meghan ka habitur të gjithë duke thënë se gjithçka fshihet tek respektimi i vakteve. Ajo nuk del kurrë nga shtëpia pa ngrënë mëngjes pasi siç dihet, të mban deri vonë të ngopur, të përqendruar dhe të shëndetshëm. Por mëngjesi i saj është kaq i lehtë sa mund ta bëni në shtëpi ose edhe në zyrë: tërshërë me banane. Por, para se të nisë mëngjesin, ish-aktorja e “Suits” pi ujë me limon i cili jo vetëm që rizgjon organizmin, por edhe e detoksifikon atë. Markle është gjithashtu fanse e lëngjeve jeshile, të cilat ajo i konsumon gjatë ditës në vend të një filxhani kafeje për t’u ndjerë energjike.

“Është e thjeshtë të biesh në kurthin e nxitimit dhe të rrufitësh shpejt e shpejt një kafe”,- ka thënë ajo për ”Today”. “Por në qoftë se përziej mollë jeshile, kale, spinaq, limon dhe xhenxhefil në mikser në mëngjes dhe e marr me vete në punë, gjithmonë gjej diçka më të mirë se kafja për të pirë”. Por, kjo nuk do të thotë se nuk merr kënaqësi të tjera. Aktorja pranon se “kurrë nuk e humb shansin për të provuar makarona të shijshme sa herë udhëton.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com