Meghan Markle vendos të takojë të atin për t’iu dhënë fund problemeve të krijuara
Duket se kishte ardhur momenti. Meghan Markle po planifikon të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me të atin. Bëhet fjalë për një udhëtim sekret ku Dukesha e Sussex do të jetë e vetme. Sipas burimeve për “The Mirror”, 74-vjeçari është shprehur entuziast për takimin dhe ka vendosur që fundin e muajit gusht t’ia dedikojë tërësisht së bijës.
Ky do të jetë takimi i parë i ish-aktores me të atin, pas dasmën mbretërore të organizuar në maj, në të cilën Thomas nuk mori pjesë si pasojë e skandalit që krijoi me median. Miqtë e Meghan shprehen se ajo është e dëshpëruar për përmasat që mori kjo situatë dhe nuk di sesi të veprojë.