Mel B dhe Stephen Belafonten i japin fund martesës dhjetëvjeçare
Ish-pjesëtarja e bendt të njohur të muzikës, Spice Girls, Mel B tashmë është beqare.
Mel B i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Stephen Belafonten.
Ndarja e tyre ka qenë shumë publike dhe në qendër të vëmendjes gjatë gjithë vitit të kaluar, për shkak të procedurave të gjata si shkak i ndarjes së pasurisë dhe kujdesit të fëmijëve.
Dyshja raportohet se do të ndajë kujdestarinë e vajzës gjashtëvjeçare, Madison ndërsa do t’i ndajnë fitimet nga shitja e shtëpisë në Los Angeles të SHBA-së.
Stephenit i është ndaluar edhe ti afrohet deri në 500 metra këngëtares pasi që kjo e kishte akuzuar për keqtrajtim gjatë martesës.